FUSTAN SIPËR PANTALLONAVE/ Shikoni këto foto dhe jemi të sigurt që do ta pëlqeni këtë kombinim – AlpeGossip
FUSTAN SIPËR PANTALLONAVE/ Shikoni këto foto dhe  jemi të sigurt që do ta pëlqeni këtë kombinim

FUSTAN SIPËR PANTALLONAVE/ Shikoni këto foto dhe jemi të sigurt që do ta pëlqeni këtë kombinim

Një fustan, ose çfarëdo prerje e ngjashme, sipër pantallonave duket mirë kur e mendon, bie fjala, te Rihanna. Megjithatë dizajnerja Simone Rocha guxoi me koleksionin e ri Pranverë 2020 në Londër duke e kthyer kombinimin “fustan sipër pantallonave” në trend.

Rocha iu rikthye rrënjëve irlandeze dhe për koleksionin e ri u frymëzua nga The Wren Boys – figura të zakoneve popullore irlandeze. Një ditë pas Krishtlindjes, njerëzit vishen me rroba të vjetra dhe vendosin paruke me kashtë teksa këndojnë e kërcejnë në qytet për të mbledhur para për bamirësi.

Vihet re përdorimi i dantellës, perlave, copave të lirshme, satenit, thekëve dhe qëndisjeve me lule mani.