KËTO JANË ARSYET/ Ja pse e kemi të vështirë t’i japim fund lidhjeve të këqija? – AlpeGossip
KËTO JANË ARSYET/ Ja pse e kemi të vështirë t’i japim fund lidhjeve të këqija?

KËTO JANË ARSYET/ Ja pse e kemi të vështirë t’i japim fund lidhjeve të këqija?

Një nga “pengjet” më të zakonshme pas një ndarjeje është dilema: “Pse s’i dhashë fund më parë?” Pse na duket më e thjeshtë të shkëpusim marrëdhënien me një partner që është sjellë shumë mirë me ne, ka qënë i ëmbël dhe shokë i mirë pavarësisht të gjithave, e ndërsa me të kundërtën e tij, gati e pamundur.

Pse ndonjëherë është kaq e vështirë të heqim dorë nga njerëzit egoistë, manipulues dhe aspak besnik ndaj nesh?

1. Pjesa e bukur e marrëdhënies duket sikur mjafton për të maskuar problemet e vërteta.

Për të qëndruar gjatë me dikë abuziv emocionalisht duhet që të paktën në fillimet e lidhjes apo hera herës sjelljet e tij të jenë fantastike. E keni parasysh atë ndjesinë kur ti e ke ndarë mendjen për t’i dhënë fund dhe ai bën gjestet që kishe pritur gjithmonë. Iku dhe një tjetër shans…

2. Ndarja është një kërcënim i vazhdueshëm dhe zakonisht kur ndodh vjen papritur.

Një partner toksik do t’ju thotë gjithë kohës se do të ndahet prej jush dhe nëse jeni e përfshirë emocionalisht, ai e di që do ta vuani këtë.

3. Ish-i juaj ishte ekspert për t’ju fajësuar ju për ndarjen

E dini shumë mirë çfarë force ka një manipulator. Edhe pse është kokë e këmbë fajtori, aftësitë për të ta hedhur ty peshën e fajin i ka super të zhvilluara.

4. Ndoshta gjatë kësaj lidhjeje ke humbur miqtë e tu më të mirë.

Lidhjet toksike kërkojnë shumë impenjim dhe sforco, gjë e cila ndikon në aspekte të tjera të jetës. Jeta jote sociale mund të ketë ndryshuar dhe ti ndihesh më vetëm se kurrë. Gjithsesi, mos harro, s’është asnjëherë vonë!

5.  S’ke më vetëbesim!

Një nga gjërat më të tmerrshme që të bën një lidhje toksike është të të ulë besimin tek vetja! Vjen një moment që ti mendon vërtet se meriton sjelljen që ai ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe sepse “aq vlen”.

6. Mendon se s’do gjesh diçka më mirë.

Koha e kaluar me të dhe lodhja për të kërkuar diçka më të mirë, e shtyn ndarjen prej atij njeriu.