Besi pa Xhensilën në dasmën e Sarës dhe Ledionit/ Arsyeja e mungesës së këngëtares është… (FOTO) – AlpeGossip
Besi pa Xhensilën në dasmën e Sarës dhe Ledionit/ Arsyeja e mungesës së këngëtares është… (FOTO)

Besi pa Xhensilën në dasmën e Sarës dhe Ledionit/ Arsyeja e mungesës së këngëtares është… (FOTO)

Të gjithë ishim kurioz të shihnim se kush ishin të ftuarit VIP në dasmën e Sarës dhe Ledionit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Komo të Italisë e sidomos për stilin e tyre të veshjes.
Bes Kallaku, aktori i njohur i humorit shqiptar është ndër të parët që ka publikuar foto në rrjete sociale.
Ai na zbuloi veshjen dhe makinën e tij tepër luksoze. Në foto, aktori shfaqet i veshur “chic”, me pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe me papjon të zi.
“Spo gjej dot i kokërr hudhër në të gjithë Italinë”,- shkruan Besi me humor, por që padyshim duhej një hudhër për pamjen shumë class të tij.

Por dukshëm bie në sy mungesa e bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj. Besoj se të gjithë e kuptojmë këtë mungesë të Xhensilës pasi ajo pak kohë më parë u bë nënë dhe e ka pasur të pamundur të udhëtojë drejt Italisë në këtë periudhë pasi Ajka është ende shumë e vogël.
Shpresojm që Besin ta shohim më shpesh më këtë lloj veshje dhe sigurisht përkrah Xhensilës dhe Ajkës, pjestares më të re të familjes