FOTO/ Xhensila Myrtezai do ju bëjë të derdhni lot me këto fjalë të ndjera – AlpeGossip
FOTO/ Xhensila Myrtezai do ju bëjë të derdhni lot me këto fjalë të ndjera

FOTO/ Xhensila Myrtezai do ju bëjë të derdhni lot me këto fjalë të ndjera

Këngëtarja Xhensil Myrtezaj ka prekur zemrat e të gjithëve me këtë postim të ndjerë.
Në një ditë ku u fol gjatë për nënat dhe të gjithë dedikuan fjalët më të ngrohta për to, Xhensila Myrtezai ka zgjedhur të poztojë rrjeshta nga libri ‘Zemra’ i autorit Edmondo de Amiçi.

Nëna ime
..Kur të bëhesh burrë i pjekur e i rrahur nga dallgët e jetës, sa e sa herë, o Erik, do ta thërrasësh nënën tënde me mall e me brengë në shpirt, vetëm e vetëm që t’ia dëgjosh edhe njëherë zërin, që ta shikosh edhe njëherë kur të të hapë krahët, e ta pushtosh duke qarë me ngashërim si ndonjë fëmijë i mjerë, që nuk ka asnjë mbrojtje e ngushëllim.

…Ta dish, o Eriku im, se dashuria e nënës është dashuria më e shtrenjtë në botë, e mjerë ai që e shkel.

…Kurrë mos nxirr më prej goje ndonjë fjalë të ashpër për atë që të dha jetën’ lexohet në postimin e Xhensilës.