KRAHASON KONCERTIN E TIJ ME TË DRAKE-UT/ Capital T i thotë fansave: Më tregoni… (FOTO) – AlpeGossip
KRAHASON KONCERTIN E TIJ ME TË DRAKE-UT/ Capital T i thotë fansave: Më tregoni… (FOTO)

KRAHASON KONCERTIN E TIJ ME TË DRAKE-UT/ Capital T i thotë fansave: Më tregoni… (FOTO)

Capital T vetëm pak ditë më parë ka dhënë një super koncert në Tiranë të cilin e quajti ‘Time Capsule’. Sigurisht që rezultoi një sukses i madh për artistin, pasi sheshi u mbush plot e përplot me adhurues të tij por edhe me yjet e showbizit.

Artisti ka vijuar të shpërndajë në profilin e instagramit foto të koncertit që mbajti pak ditë më parë. “Time Capsule është një eksperiencë, diçka që nuk e keni parë asnjëherë përpara”, -ka shkruar ai. Gjithashtu Capital ka shpërndarë një foto të reperit Drake në koncertin e tij ku duken shumë fansa përreth të cilët kanë mbuluar sheshin.

Këtë gjë artisti ynë e ka shfrytëzuar për t’a krahasuar me koncertin e tij, duke kërkuar nga fansat që t’i tregojnë diferencën. Koncerti i Drake është zhvilluar pas ‘Time Capsule’, -ka bërë me dije Capital T.