E KRITIKOI SE SHKROI ANGLISHT/ Eva Murati i kthehet keq ndjekësit: Të dyja… – AlpeGossip
E KRITIKOI SE SHKROI ANGLISHT/ Eva Murati i kthehet keq ndjekësit: Të dyja…

E KRITIKOI SE SHKROI ANGLISHT/ Eva Murati i kthehet keq ndjekësit: Të dyja…

Përpos moderimit, Eva Murati ka nisur së fundmi një ekperiencë të re. Tanimë Evën po e shohim të kërcejë çdo të hënë në “Dance with me” dhe deri tani ka shkëlqyer me performancat e saj.

Së fundmi moderatorja ka postuar dy foto nga puntata e të hënës ku kërceu me këngën e “Billie Eilish” dhe shkruan: “Tonight the princess is gone, Tonight we go BAD!!! (Sonte nuk ka princeshë, sonte bëhemi të këqinj) Ktheje tani ne Tv Klan per te pare performancen time”.

Mirëpo fjalia që Eva ka shkruar në anglisht ka bërë që një ndjekës ta kritikojë duke i shkruar moderatores se duhet t’i japë më shumë përparës gjuhës shqipe.

“Mos i jep perparsi gjuhes te huaj ne vend te gjuhes shqipe. Por sheno ne Gjuhen Shqipe ne rend te pare sepse eshte gjuha jone e pastaj poshte anglisht”, shkruan ndjekësi.

“Te dyja gjuhet i ke po lexoje deri ne fund”, iu përgjigj Eva.