ËSHTË I MARTUAR/ Reperi shqiptar i dërgon mesazh ish të dashurës – AlpeGossip
ËSHTË I MARTUAR/ Reperi shqiptar i dërgon mesazh ish të dashurës

ËSHTË I MARTUAR/ Reperi shqiptar i dërgon mesazh ish të dashurës

Reperi i njohur Lyrical Son, që prej 5 vitesh është i martuar me partneren e tij Gresën, me të cilën ka dhe dy vajza. Ai gjithmonë ka treguar se është shumë i dashuruar me bashkëshorten dhe Instagrami i tij është i mbushur me foto familjare që pasqyrojnë dashuri.

Mirëpo, fakti që tani është i martuar nuk do të thotë se reperi nuk ka pasur të tjera femra në jetën e tij para se ai të njihej me personin ideal që i mori zemrën, pra Gresa.  Mbrëmjen e sotme Lyrical është i ftuar në puntatën e dytë të emisionit ‘Shiko kush luan’ në moderimin e Luana Vjollcës dhe ka zbuluar një detaj interesant.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi, e cila është pjesë e ekpit të Luanës dhe e ndez cdo mbrëmje atmosferën me zërin e saj të veçantë, i ka pyetur reperët , Lyricalin dhe MC Kreshën (një tjetër i ftuar këtë mbrëmje), nëse kanë shkruar ndonjëherë ndonjë mesazh, e kanë dërguar dhe më pas janë penduar. Nëse po, kujt ia kanë dërguar. Një pyetjeje të tillë i është përgjigjur Lyricali duke thënë: ‘Po, ish-it tim’. Kështu ai ka treguar se çfarëdo historie të ketë pasur me ishin, është penduar dhe që i ka shkruar.