NUK FLASIN ME NJËRI-TJETRIN/ Jul Deda imiton publikisht Gent Zenelajn – AlpeGossip
NUK FLASIN ME NJËRI-TJETRIN/ Jul Deda imiton publikisht Gent Zenelajn

NUK FLASIN ME NJËRI-TJETRIN/ Jul Deda imiton publikisht Gent Zenelajn

Prej kohësh është përfolur se dy aktorët shumë të dashur për publikun Jul Deda dhe Gent Zenelaj nuk i flasin më njëri-tjetrit. Këto thashetheme i vërtetuan edhe dy aktorët të cilët pranuan se mes tyre nuk ka më komunikim.

“Me Julin është hatërmbetje, për shkak të statuseve dhe shumë gjëra. Të mërzit më shumë një njeri që e ke dashur shumë fort sesa një njeri që është askushi në jetën tënde”, është shprehur Genti ndërsa Juli ka thënë: “Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë arsyen”.

Mirëpo sot në puntatën e parë të “Klanifornia”, Juli i ka habitur të gjithë dhe ka imituar Gentin gjatë një skeçi ku imitoheshin personazhet e “Dance with me”. Cubi imitoi Enada Vason, Eliona imitoi Valbona Selimllarin, Delinda imitoi Alketën ndërsa Juli Gentin.

Aktorët dhuruan shumë të qeshura gjatë këtij skeçi teksa na mbetet të presim si do reagojë Genti pas këtij imitimi nga Juli.