Vazhdon beteja Mustafa Nano vs. Ilda Bejleri, opinionisti: “Ajo po i bën burrat të çmagjepsen nga gratë!” – AlpeGossip
Vazhdon beteja Mustafa Nano vs. Ilda Bejleri, opinionisti: “Ajo po i bën burrat të çmagjepsen nga gratë!”

Vazhdon beteja Mustafa Nano vs. Ilda Bejleri, opinionisti: “Ajo po i bën burrat të çmagjepsen nga gratë!”

Prej ditësh, në rrjet dhe në media online ka nisur debati mes Mustafa Nanos dhe moderatoreve sportive, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, për shkak se i pari në emisionin e tij “Provokacja” u shpreh se vajzat nuk janë aty për striptizëm, por për emision.

Ditën e djeshme erdhi edhe reagimi i moderatores e gazetares, Rudina Xhunga, e cila në një shkrim në “Dritare.net” u shpreh se Ilda nuk ishte aspak vulgare, por një vajzë e bukur.
Ndërkohë, Nano nuk ka përtuar, por në një prononcim për “Panorama” sqaruar fjalët e tij.

“Shikoni, doni ta dini si e shoh unë këtë punë? Ky nuk është një problem i imi. As edhe një problem me dy vajza. As edhe një problem shqiptar. Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore”, – shprehet Mustafa Nano.

“Dhe nuk kuptohet një gjë në këtë mes: Kur lakuriqësia femërore pushton rrugët, hapësirën publike, televizionet e në përgjithësi jetët tona, me këtë nuk bëhet gjë tjetër, veçse ushqehet maskilizmi, seksizmi, etj., e në përgjithësi u shkohet pas midesë, rregullave të një bote burrash. Frika ime është që kjo lakuriqë- si, nëse thellohet (deri ku mund të shkohet?), mund të shkaktojë një çmagjepsje të burrave prej grave dhe kjo do të ishte, për mua, një nga ngjarjet më të rëndësishme, domethënë dramatike, në historinë e botës”.