Milioneri llaston Adelinën, i bën dhuratë këpucët me kristale me çmim marramendës – AlpeGossip
Milioneri llaston Adelinën, i bën dhuratë këpucët me kristale me çmim marramendës

Milioneri llaston Adelinën, i bën dhuratë këpucët me kristale me çmim marramendës

Adelina Tahiri ka qenë së fundmi këngëtarja më e komentuar për jetën private, për martesën me milionerin maqedonas, Serjoza Markov dhe faktin që së shpejti ata do bëhen prindër.

Milioneri duket shumë i përkushtuar ndaj këngëtares pasi vetëm një ditë më parë ajo tregoi si bashkëshorti i çon ushqimin në shtrat.

Ndërsa sot Adelina ka treguar dhuratën më të fundit me anë të një fotoje të postuar në Instagram.

Adelina shihet të ketë vendosur mbi tavolinë një palë këpucë Balenciaga, super të shtrenjta me kristale, çmimi i të cilave shkon deri në 2 mijë dollarë.

Kujtojmë që Adelina dhe Serjoza Markov thuhet se do të bëjnë këtë vit një dasmë, por ky lajm nuk është ende i konfirmuar.