“Super hit!”: “Bow Down” bën edhe një herë bashkë Encën dhe Noizyn – AlpeGossip
“Super hit!”: “Bow Down” bën edhe një herë bashkë Encën dhe Noizyn

“Super hit!”: “Bow Down” bën edhe një herë bashkë Encën dhe Noizyn

Kënga e fundit që Noizy dhe Enca realizuan së bashku përpara dy viteve (ndoshta dhe momenti fundit kur dyshja komunikoi me njëri tjetrin më pas patën një ndërpreje të menjëhershme prej një debati që e patën edhe publik) ishte pikërisht “Bow Down”

“Mbreti” dhe “Mbretëresha” arritën që të korrnin një sukses të jashtëzakonshëm me “Bow Down” e megjithatë duket se suksesi i këngës nuk u ndal vetëm në momentin kur u lançua. Enca ka postuar dje në mbrëmje edhe një herë këngën nga Youtube duke i treguar të gjithëve se bashkëpunimi i saj me Noizyn ka shkuar 100 milion shikime (views), padiskutim një nga shifrat më të larta për një këngë shqiptare.

Ajo që na bën shumë përshtypje është fakti se Enca ka fototgrafuar vetëm momentin ku ajo është duke ecur me taka nga klipi dhe s’ka preferuar që të nxjerrë ndonjë moment kur është duke kënduar bashkë me Noizyn. Thua të jetë një “mesazh i koduar” për ish bashkëpuntorin?

Asnjëherë si dihet. Megjithatë atë që dimë me siguri është se në muajin mars, Enca do të vij me klipin më të ri, të titulluar “DUA”