SHITET ME ÇMIM MARRAMENDËS/ Burberry ”kryqëzohet” për pallton-jelek që ka krijuar – AlpeGossip
SHITET ME ÇMIM MARRAMENDËS/ Burberry ”kryqëzohet” për pallton-jelek që ka krijuar

SHITET ME ÇMIM MARRAMENDËS/ Burberry ”kryqëzohet” për pallton-jelek që ka krijuar

Tani në sezonin e vjeshtës të gjithë jemi në kërkim të palltove ose jelekëve për të pasuruar gardërobën. Por si thoni për një pallto-jelek që mund ta përdorni si të doni? Burrbery ka pasur idenë e çmendur për të sjellë një krijim të pazakontë që ose do ta urreni, ose do ta dashuroni.

Veshja që kushton rreth 4000$ është e përbërë nga dy pjesë; palltoja dhe jeleku dhe mund të vishet nga të dyja anët. Nëse nuk e keni të qartë për çfarë po flasim, hidhini një sy fotove dhe do ta kuptoni.

Ashtu siç ndodh zakonisht me gjërat e çuditshme, njerëzit kanë reaguar në masë. Disa kanë bërë humor, disa e kanë quajtur budallallëk dhe të tjerë janë ankuar se si mund të shitet diçka e tillë për një çmim marramendës.

Burberry njihet për krijimet e mrekullueshme të palltove, por kësaj radhe rrezikoi shumë. Si mendoni ju? Do ta vishnit?