BËJENI SA MË PARË/ Ja 5 arsye për t’u përqafuar – AlpeGossip
BËJENI SA MË PARË/ Ja 5 arsye për t’u përqafuar

BËJENI SA MË PARË/ Ja 5 arsye për t’u përqafuar

E dini që njeriut i duhen në ditë të paktën 4 përqafime për të mbijetuar, 8 për të qenë mirë dhe 12 për në ditë për t’u rritur. Përqafimet janë mënyra universale që njeriu përdor për të shprehur emocionin, dashurinë, lumturinë apo dhe dhimbjen.

Nëse nuk jeni plotësisht mirënjohës për përqafimet që merrni, ndryshoni pasi përveç ndjesisë së ngrohtësisë kjo formë dashurie është fantastike për shëndetin tonë fizik.

1. Përqafimet na forcojnë sistemin imunitar

Përqafimet njihet si kurë për të minimizuar stresi, por jo vetëm. Studime të kryera së fundmi, pas eksperimenteve kanë arritur në përfundimin se ata që marrin rregullisht përqafime janë më të fortë ndaj viruseve, baktereve apo sëmundjeve sezonale.

2. Përqafimet rregullojnë sistemin nervor

Kur përqafoni shumë, ndjesia e vetmisë ulen, frikërat e brendshme luftohen dhe vetëbesimi rritet. Prekja është një formë mbështetjeje që tregon për personin tjetër.

3. Ju bën të ndiheni më të lumtur

Oxytocin-a është hormoni që na bën të ndihemi të lumtur dhe të lidhur më të tjerët. Niveli i saj rritet shumë kur ne përqafohemi apo prekemi me dikë. Ky hormon ka më shumë ndikim tek gratë, veçanërisht tek ato që marrin përqafime rregullisht.

4. Redukton dhimbjet

E dini se kur përqafoni dikë që ka dhimbje fizike, e bëni të ndihet më mirë? Tani që e mësuat, e dini cili është hapi i radhës.

5. Duke përqafuar çlironi lodhjen

Edhe përmes një përqafimi 10 sekondësh mund të çlironi gjithë lodhjen e ditës, nëse do ta ndjeni, sigurisht.