”BËJNË FILMA ME VOTA TË BLERA”/ PAs ”Këngës MAgjike”, reperi i njohur bën akuzën e fortë dhe mbështet Fifin – AlpeGossip
”BËJNË FILMA ME VOTA TË BLERA”/ PAs ”Këngës MAgjike”, reperi i njohur bën akuzën e fortë dhe mbështet Fifin

”BËJNË FILMA ME VOTA TË BLERA”/ PAs ”Këngës MAgjike”, reperi i njohur bën akuzën e fortë dhe mbështet Fifin

Mbrëmjen e së shtunës u mbajt finalja e edicionit 21 të “Këngës Magjike”. Fituese doli Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërkohë që Fifi me këngën “Marova”, u pozicionua në vendin e dytë.

Në momentin që Eneda mori kupën, i gjithë publiku thirri emrin e Fifit, pasi ajo ishte e votuara e tyre. Kanë kaluar dy ditë që nga “Kënga Magjike” dhe komentet prej “Fifi meritonte fitoren” nuk kanë të ndalur.

Së fundmi reperi i njohur Fajt, i ka dedikuar një status të plotë këngëtares, ku shprehet: “E madhe je Fifi! Një super artiste si ti, nuk mendoj që duhet të vlerësohet nga disa që duan të jenë artistë por s’kanë fare lidhje me këtë punë…Publiku duke thirrur emrin tënd (FIFI) me dy super këngë tuat, me super tekste të fuqishme, me një super vokal. Ngrihen e bëjnë filma me vota të blera, mundohen t’i rrisin e m’i kthy në skenë mezor do artista  që janë harruar. Turp!”, ka shkruar ai.