Reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai njihet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe nuk mungojnë postimet ku ai e thotë troç mendimin e tij, siç ka bërë dhe së fundmi.
Në disa postime në Instastory, reperi është shprehur shumë i revoltuar në lidhje me disa femra, të cilat sipas tij e kanë kthyer Tiranën në prostitucion të gjallë. Ndonëse nuk ka përmendur emra, ai ka përdorur terma vërtetë të rëndë.
“Edhe një dëshirë të vetme e kam, Zot na i largo kurvat se është bërë Tirana prostitucion i gjallë, a kanë prindër a nuk kanë këto…”, ka shkruar mes të tjerash Stresi duke i habitur padyshim të gjithë.