“SHTËPI E ËMBLA SHTËPI”/ Pas 9 vitesh larg prezantimit dhe spektaklit, Ami rikthehet prezantuese në Portokalli? (FOTO) – AlpeGossip
“SHTËPI E ËMBLA SHTËPI”/ Pas 9 vitesh larg prezantimit dhe spektaklit, Ami rikthehet prezantuese në Portokalli? (FOTO)

“SHTËPI E ËMBLA SHTËPI”/ Pas 9 vitesh larg prezantimit dhe spektaklit, Ami rikthehet prezantuese në Portokalli? (FOTO)

Kanë kaluar plot 9 vite që kur Amarda Toskën e shihnim të prezantonte spektaklin e humorit, “Portokalli”. Amarda prezantoi “Portokallinë” deri në vitin 2010 e më pas u zhvendos në Vizion Plus ku prezantoi “Dancing with the stars”.

Më vonë, Ami u shkëput nga ekrani për t’ju përkushtuar biznesit të saj. Mirëpo ditën e sotme, ajo i ka lënë të gjithë të dyshojnë se po rikthehet në ekran dhe pikërisht në “Portokalli”.

Ami ka postuar një video ku shfaqet në mbledhjen e stafit të spektaklit teksa përpara ka skenarin. “Portokalli, shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan Ami. Na mbetet të presim për të zbuluar nëse vërtet Ami do rikthehet.