NJËSOJ SI TË GJITHË/ Gjyshërit e Ledrit kanë të njëjtin merak që kanë gjyshërit dhe prindërit shqiptarë për fëmijët – AlpeGossip
NJËSOJ SI TË GJITHË/ Gjyshërit e Ledrit kanë të njëjtin merak që kanë gjyshërit dhe prindërit shqiptarë për fëmijët

NJËSOJ SI TË GJITHË/ Gjyshërit e Ledrit kanë të njëjtin merak që kanë gjyshërit dhe prindërit shqiptarë për fëmijët

Ledri Vula është ndër djemtë beqarë më të pëlqyer nga vajzat. Edhe pse njihet si një nga beqarët më sexy të showbiz-it shqiptar, nuk është më sekret që prej disa vitesh ai është në një lidhje me një vajzë simpatike të quajtur Sara Hoxha. Nuk e dimë kur kanë në plan Sara dhe Ledri ta zyrtarizojnë lidhjen, por deri atëherë mediat do vazhdojnë ta quajnë këngëtarin beqar.

Në një intervistë për “Lart e poshtë”, Ledri është ngacmuar pikërisht për këtë temë. Kur ka në plan ai të martohet? Është një pyetje që ia drejtojnë shpesh jo vetëm gazetarët, por edhe gjyshërit.

Ledri dhe Sara

“Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet ngadalë-ngadalë. Unë martohem kur të vijë koha, se Kresha ma la radhën”, -u shpreh Ledri.

Kur do të vijë koha? Këtë nuk e dimë.