VITI I BEKUAR/ 29 VIPAT shqiptarë që u bënë prindër në 2019 – AlpeGossip
VITI I BEKUAR/ 29 VIPAT shqiptarë që u bënë prindër në 2019

VITI I BEKUAR/ 29 VIPAT shqiptarë që u bënë prindër në 2019

Gjatë vitit 2019 shumë nga personazhet e njohur të Showbizit u bekuan me thesarin më të çmuar: të pasurit një fëmijë. Disa u bënë prindër për herë të parë, e disa të tjerë për herë të dytë ose të tretë, por ndjesia mbetet po e njëjtë, një ndjesi magjike që e vetëm e qeshura dhe e qara e një foshnje mund të dhurojë. Jemi në ditët e fundit të këtij viti dhe ne të ‘Xing.al’ po ju sjellim një listë të VIP-ave shqiptarë të cilët mirëpritën në jetë një vogëlush/vogëlushe gjatë 2019-ës:

1. Në muajin janar të këtij viti këngëtari i njohur shqiptar i hitit “Nuk e meriton”, Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona u bënë prindër për herë të dytë. Egzona solli në jetë dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë.

2. Reperi shqiptar shumë i dashur për publikun, Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë në Janar të këtij viti. Ai dhe e shoqja, Gresa, u bënë prindër të një vajze tjetër dhe lajmin e bukur e dhanë vetëm pas dy ditësh.

3. Në muajin shkurt, cifti i njohur i Showbizit: Elita Rudi dhe Gjiko, u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, me të cilin publikojnë vazhdimisht foto në rrjete sociale.

4. Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, në muajin shkurt u bë nënë për herë të dytë. Ajo lindi një djalë nga martesa me Theodhori Cami.

5. Ish-banori i “Big Brother”, Enkelejd Mezini, u bë baba për herë të parë. Partnerja e Enekelejdit solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Ella, frymëzuar nga filmi “Cinderella”.

6. Në muajin mars këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, për të cilën së bashku me të shoqin, artisti i njohur, Davon Edwards, zgjodhën emrin e vecantë “Kaimana”.

7. Në muajin prill, modelja Diellza Kolgeci dhe basketbollisti, Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze. Dyshja i vendosën emrin e bukur Helena Rela Rugova.

8. Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, në muajin prill të këtij viti u bë baba për herë të dytë. Ai e pagëzoi djalin me emrin e veçantë Golik. Bashkëshortja e tij, Fatlinda, solli në jetë vogëlushin dhe lajmin e dha vetë Tahiri nëpërmjet një postimi në Instagram.

9. Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi,  po në mujin prill është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Maël.

10. Në muajin maj moderatorja/aktorja shqiptare Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një djalë të cilit i vendosët emrin Efehan. Vogëlushi është bërë shumë i njohur për publikun sepse dyshja publikojnë vazhdimisht foto të tij dhe pranë tij.

11. Moderatorja shqiptare shumë e dashur për publikun, Ermira Çausholli u bë nënë për herë të katërt në muajin maj. Ermira solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Solara.

12. Në muajin maj zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Matias.

11.Në muajin qershor psikologia e njohur, Denata Toçe u bë nënë për herë të dytë. Denata solli në në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Sebastian.

13. Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri në qershor u bë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Sidriti duke postuar një foto ku shfaqej dora e vogëlushes.

14. Në qershor, këngëtari i njohur shqiptar, Renis Gjoka u bë baba për herë të parë. Renisi zbuloi se ai dhe partnerja e kanë pagëzuar vajzën me emrin Aura.

15. Këngëtarja e njohur Rona Nishliu në muajin korrik, u bë nënë për herë të parë me një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë Noa. Lajmin e bukur ajo e dha vetëm një javë pas lindjes, teksa publikoi një foto ku shihej me të bijën në krahë.

16. Në muajin korrik ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u bë nënë për herë të tretë. Ish deputetja solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin e veçantë Dren.

17. Në gusht të këtij viti, aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku u bë nënë për herë të parë. 38-vjeçarja solli në jetë një djalë nga martesa me biznesmenin Peter Palandijan. Çifti e pagëzuan vogëlushin me emrin Philip Bourne.

18. Prezantuesja shqiptare Genta Cana u bë nënë për herë të pare në muajin gusht. Genta solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Ella.

19. Familjes së Blendi Salajt, të shoqes Anora dhe djalit të tyre, në muajin gush iu bashkëngjit dhe një pjestare e re. Blendi dhe Anora u bënë prindër për herë të dytë, këtë herë me një vajzë, të cilën quajtën Era.

20. Në muajin shtator çifti i njohur i showbizit, Ermal dhe Ariana Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me një vajzë. Ato i vendosën emrin Ana dhe lajmin e bukur të ardhjes së saj në jetë e bëri të ditur Ermali me një foto të postuar në Instagram.

21. Në muajin tetor gazetarja e njohur shqiptare, Albina Gjergji, u bë nënë për herë të pare. Ajo solli në jetë një vajzë në New York.

22. Në muajin tetor aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe e shoqja e tij, Ira, u bënë prindër për herë të pare me një djalë. Ata e pagëzuan vogëlushin me emrin e bukur Dard.

23. Ish-banorja e “Big Brother”, Najada Konomi e njohur me emrin Noçja, u bë nënë për herë të pare në muajin tetor me një vajzë.

24. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor me një vajzë.

25.Po në muajin tetor Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë me një djalë dhei vendosi të voglit emrin unik, Roman.

26. Në muajin tetor futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Ato mirëpritën në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.

27. Në muajin dhjetor moderatorja shumë e dashur për publikun, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë Brunilda me një foto të postuar në Instagram ku shfaqej duke kapur dorën e vogëlushes së porsalindur. Moderatorja e pagëzoi të bijën me emrin Hana.

28. Moderatorja shqiptare Vilma Masha u bë nënë për herë të pare në muajin dhjetor. Vilma solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin e vecantë, Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm.

29. Moderatorja e njohur Floriana Garo në muajin dhjetor është bërë nënë për herë të dytë me një djalë. Ajo dhe bashkëshorti, Enisi i kanë vendosur djalit emrin Priam.