Kjo verë do të na gjejë paksa të shpërqëndruar, për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë, por kjo është veçse një arsye më tepër për t’i kushtuar vëmendje kombinimeve të veshjeve në vazhdim.
Së shpejti do të heqim dorë nga pizhamat, streçet dhe tutat, prandaj nëse s’dini ç’të vishni fryëzohuni më poshtë.
1.Një fustan i bardhë i freskët, kombinuar me balerina dhe një çantë të vogël
2. Sapo temperaturat të rriten dhe pak, mund të nxirrni fustanin më të bukur veror që gjendet në garderobën tuaj. Nëse ngjan me këtë në foto, kombinojeni me sandale të tilla dhe një palë vathë.
3. Për ditët në zyrë, një palë paliçeta janë zgjidhje. Chic, thjeshtë dhe komode.
4. Tani që moti bën ende kapriço, ky kombinim është ideal.
5. Stinën e verës e imagjinojmë ngjyrë të bardhë, prandaj fokusohuni këtu. Një veshje e tillë për pasditet e gjata, me siguri do t’ju sjellë fat!