Mori fund! Gigi dhe Zayn ndahen pas 2 vjetësh lidhje, flet këngëtari – AlpeGossip
Mori fund! Gigi dhe Zayn ndahen pas 2 vjetësh lidhje, flet këngëtari

Mori fund! Gigi dhe Zayn ndahen pas 2 vjetësh lidhje, flet këngëtari

Mori fund! Këngëtari Zayn Malik dhe modelja e njohur Gigi Hadid vendosën që të ndahen pas dy vjetësh e 4 muajsh bashkë.

Ishte vetë Zayn ai që bëri të ditur këtë lajm përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ku tregon se ky ishte një vendim shumë i vështirë:
“Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie tepër të rëndësishme, të dashur dhe zbavitëse dhe kam një respekt të madh për Gigin si një grua dhe një mike. Ajo ka një shpirt të madh! U jam mirënjohës të gjithë fansave tanë për respektimin e këtij vendimi të vështirë dhe privatësisë sonë në këtë kohë, ne dëshirojmë që ky lajm të ketë ardhur prej nesh së pari. Ju duam të gjithëve. XZ”, ka shkruar Malik.