PRAPASKENAT/ Arjola Demiri i gjuan në shkelm Ermalit gjatë xhirimeve (VIDEO) – AlpeGossip
PRAPASKENAT/ Arjola Demiri i gjuan në shkelm Ermalit gjatë xhirimeve (VIDEO)

PRAPASKENAT/ Arjola Demiri i gjuan në shkelm Ermalit gjatë xhirimeve (VIDEO)

Filmi ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi, pritet të transmetohet me datë 29 Janar. Premiera e tij do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku do të jepet për dy javë rrjesht. Ndërkohë që të gjithë po presin me padurim filmin me një kast të mrekullueshëm aktorësh, Ermali nuk i ndal batutat në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, ku tregon qartë ‘dhunën e ushtruar ndaj tij’ gjatë xhirimeve. Në videon në fjalë aktorja Arjola Demiri, e cila luan një ndër rolet kryesore në film, i gjuan me shkelm Ermalit. “Dalin pamjet ku shihet qartë dhuna e ushtruar ndaj producentit të filmit I LOVE TROPOJA gjatë xhirimeve”, ka shkruar Ermali krahas videos, e cila sigurisht është realizuar në kuadrin e shakasë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit.