BRENDA GARDEROBAVE TË KARDASHIAN-ëve/ Secila ka qëllimin e saj dhe shifra e tyre është… – AlpeGossip
BRENDA GARDEROBAVE TË KARDASHIAN-ëve/ Secila ka qëllimin e saj dhe shifra e tyre është…

BRENDA GARDEROBAVE TË KARDASHIAN-ëve/ Secila ka qëllimin e saj dhe shifra e tyre është…

Kardashian-ët, të gjitha bashkë, kanë thuajse 43 garderoba (shifra është e hamendësuar, por dyshojmë të jetë larg realitetit) dhe secila ka qëllimin e saj. Për shembull, kjo këtu poshtë është garderoba e parukeve të Khloe Kardashian.

Kjo është garderoba e rrobave të palestrës së Khloe Kardashian. Çdo gjë është e organizuar në perfeksion. Streçet në një vend, fashat në një vend, atletet në një vend, renditur sipas ngjyrës, mëngëve dhe/ose gjatësisë.

Kjo është garderoba e çantave të Kylie Jenner. Çantat organizohen sipas markës. Në cep kemi një grumbull të këndshëm Hermes, pak më tutje një tufë me Louis Vuitton.

Kjo është garderoba e Kim Kardashian në 2017-n, kur vlerësohej vetëm 10 milionë dollarë. Mund t’ju kapë syri fustane të rëndësishme si ai që veshi Kim në kopertinën e Vogue. Çdo fustan është i etiketuar me vendin dhe datën kur është veshur.

Kjo është garderoba me disa dhoma e Kris Jenner, që ndahet në bazë të produktit dhe përdorimit. Majtas, çanta. Në qendër, aksesorë. Dhoma përballë, kostumet sportive.