SANREMO 2020/ Monica Belluci heq dorë nga prezantimi – AlpeGossip
SANREMO 2020/ Monica Belluci heq dorë nga prezantimi

SANREMO 2020/ Monica Belluci heq dorë nga prezantimi

Ishte komunikuar nga Amadeus gjatë një konference për shtyp se Monica Belluci do ishte një nga prezantueset e “Sanremo 2020”.

Mirëpo Monica nuk do të jetë pjesë e “Sanremo” këtë vit. Përmes zyrës së saj të shtypit, aktorja deklaron se së bashku me Amadeus kanë biseduar për një projekt por që nuk kanë rënë në një mendje.

Z. Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë duke biseduar për një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi arritur në një përfundim. I uroj një festival të bukur atij dhe ekipit të tij dhe shpresoj për një mundësi tjetër në të ardhmen”.

Mediat italiane shkruajnë se refuzimi i Bellucit për të prezantuar në Sanremo mund të lidhet me polemikat e shumta që janë ngritur për festivalin duke e cilësuar “seksist”. Kjo pasi Amadeus u shpreh për të fejuarën e Valentino Rossi-t që do prezantojë festivalin: “e zgjodhëm më tej për bukurinë e saj edhe sepse di të qëndrojë pranë një njeriu të madh duke u larguar mbrapa“.

Me largimin e aktores zyrtarisht Sanremo për këtë vit do të ketë 10 prezantuese.