HARROJENI TA SHIHNI DY HERË NJËSOJ/ Rihana s’do të duket asnjëherë e përsëritur – AlpeGossip
HARROJENI TA SHIHNI DY HERË NJËSOJ/ Rihana s’do të duket asnjëherë e përsëritur

HARROJENI TA SHIHNI DY HERË NJËSOJ/ Rihana s’do të duket asnjëherë e përsëritur

Një nga punët e Rihanna-s, përveç karrierës si muzikante, sipërmarrëse e dy bizneseve dhe ikonë mode, është të jetë Rihanna. Dhe të jesh një koncept s’është fare e thjeshtë. Duhet të kesh një listë gjërash që duhen bërë patjetër dhe një listë gjërash që s’duhen bërë kurrë. Në të kundërt, do të ishte thjesht njeri i rëndomtë.

Një nga këto gjërat që Rihanna-s s’mund të ndodhin kurrsesi e zbulon Priscilla Ono, grimierja personale e saj dhe grimierja globale e Fenty Beauty. Në një intervistë për E! News, Priscilla foli për mënyrën se si ajo dhe Rihanna ideojnë daljet e saj publike.

S’ka shanse që Rihanna të duket dy herë njësoj

PRISCILLA ONO

“Asaj i pëlqen të bëjmë lëkurën të parën sepse do të dijë si do të duket. Pra, nisim me lëkurën dhe vijojmë me sytë. Kur vjen puna te idetë, nuk kemi një rutinë. Varet nga eventi. Nëse është diçka me rëndësi, takohemi një natë më parë dhe i tregoj imazhe frymëzuese, provojmë ngjyra. Ndonjëherë më kërkon ta provoj grimin që kam në mendje dhe ta fotografoj. Ndonjëherë shkoj dhe e ka të qartë çfarë do prej meje. Gjëja më e rëndësishme është të mos përsërisim veten. Nuk do të duket dy herë njësoj, do diçka të re.”

Kjo shpjegon krijimtarinë e pareshtur të Rihanna-s. Kur i vë kufizime vetes, nxitesh të mendosh jashtë kornizave. Si për shembull, regjisori David Fincher nuk ia lejon vetes të filmojë me kamera dore. Prandaj i duhet të gjejë mënyra të tjera origjinale dhe të paeksploruara për ta bërë skenën interesante dhe të gjallë. Me pak fjalë, ndonjëherë kufizimet i bëjnë mirë krijimtarisë dhe i bëjnë dëm dembelizmit.