“NJERIU MË I DASHUR”/ Arjola Demiri përlotet nga mesazhi i gjyshit në mes të emisionit – AlpeGossip
“NJERIU MË I DASHUR”/ Arjola Demiri përlotet nga mesazhi i gjyshit në mes të emisionit

“NJERIU MË I DASHUR”/ Arjola Demiri përlotet nga mesazhi i gjyshit në mes të emisionit

Duket se kjo është periudha më e mirë për aktoren shqiptare Arjola Demirin.

Pas pjesmarrjes si aktore kryesore në filmin “I Love Tropoja”, së fundmi Arjola është emëruar drejtoreshë e Pallatit të Kulturës në Tropojë.

Për të folur më gjatë për këto arritje në karrierën e saj Arjola ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” aty ku u shpreh për rolin në filmin “I Love Tropoja”, emërimin si drejtoreshë në vendin e saj të lindjes, për fëmijët si edhe për jetën private.

Mirëpo gjatë intervistës, në ekran u shfaq një mesazh shumë special për aktoren. Ishte gjyshi i saj që jeton në Amerikë i cili përshendet Arjolën duke u shprehur se i mungon shumë.

Menjëherë sapo Arjola pa portretin e gjyshit të saj u përlot pasi siç ajo tregoi ka një lidhje shumë të fortë me të, e sidomos këtë periudhë pasi nuk ka shumë që gjyshja e saj është ndarë nga jeta.

“Njeriu më i dashur pas gjyshes eshte ai. Vitin e kaluar kam humbur gjyshen e cila ka qënë pjesë themelore e jetës sime. Pas humbjes së gjyshes, gjyshi e ka lëshuar pak veten, por ata më kanë rritur.”

/News31.al