1. Ardit Gjebrea- Makina Memories
I vogël e i madh e njeh mirë një prej këngëve më të famshme të Ardit Gjebreas. “Makina e Memories” është nga ato këngë që edhe ata që kanë lindur 15 vite më parë, e dinë përmendësh, sepse është e pamundur të mos kesh dëgjuar për të.
2. Dashnor Diko- Banania
Titulli i goditur dhe ngjyrat në melodi, e bën Dashnor Dikon të njihet nga çdo brez i mundshëm. Të gjithëve seç na kap një ndjesi e lezetshme kur në sfond dëgjojmë vihet “Banania”.
3. Albërije Hadërgjonaj- Lozonjare
Albërija mund të bëjë këngë të bukura sa të dojë, por asgjë që ngjan me dashurinë që njerëzit kanë për “Lozonjare” apo “Jeta nuk është lodër”.
4. Fisnikët- Zotëria Juaj
Në çdo sebep, dasmë apo festë familjare është e pamundur të mos vihet të paktën njëherë “Ujku plak” apo “Zotëria Juaj”. Salla elektrizohet si me magji.
5.Agron Berisha-Vetëm 5 minuta
“Vetëm 5 minutaaa & jo më shumëë!” Ndoshta brezi i sotëm s’ja ka idenë kur është bërë kjo këngë, por e këndon me sa ka fuqi sa herë dëgjohet në club-e a kafene. Ose sa herë na bie të përmendim togfjalëshin “5 minuta”.
6. Adelina Ismaili ft. Elita 5 – Sajzezo
Look-u ekstravagant i Adelinës, kombinuar me muzikën avatgard për kohën e bënë këtë bashkëpunim super të famshëm.
7. Frederik Ndoci- Sytë e tu
Një prej këngëve më të ëmbla kushtuar dashurisë.
8. Aleksandër Gjoka- Dashurisë së shkuar
Deri më tani,të gjithë e dimë që s’ka këngë kaq të fuqishme sa kjo, që t’i këndojë një dashurie të shkuar.
9. Aurela Gaçe- Fati ynë, shpresë dhe marrëzi
“Kur je larg, te pres me mall,
kur je pranë, grindem me ty…”
10.Rovena Dilo & Pirro Çako- Për një çast më ndali zemra
Ka ndonjë 20-vjeçar që s’e njeh këtë bashkëpunim?
11. Françesk Radi- Biçikleta
Për këtë, s’kemi më të voglin dyshim!