Pasi u bë prezantuese moti, partneri i bukuroshes shqiptare: Më dole jashtë parashikimeve – AlpeGossip
Pasi u bë prezantuese moti, partneri i bukuroshes shqiptare: Më dole jashtë parashikimeve

Pasi u bë prezantuese moti, partneri i bukuroshes shqiptare: Më dole jashtë parashikimeve

E ftuar tek “Rudina” ditën e sotme ishte modelja e njohur shqiptare Fioralba Dizdari, e shpallur Miss Universe Albania 2013. Fioralba prej disa javësh është bërë prezantuese moti në ABC News.

Ajo rrëfeu sot mbi këtë eksperiencë duke treguar dhe provën e parë në audicione.

“Mbaj mend provën e parë që kam bërë. Më dhanë një tekst dhe kur dola, nuk lëviza fare, as duart, asgjë, vetëm dhashë tekstin. Më thanë që duhet të më shihnin nëse dal bukur në kamera. Më pas, bëra një audicion tjetër që ishte në përmirësim. Vijova edhe me dy audicione të tjera dhe më pas më morën”, tregoi Fioralba.

Modelja u shpreh se familja dhe partneri e kanë mbështetur shumë.

“Je shumë, shumë mirë. Ke kaluar parashikimet e mia dhe ato të motit në Shqipëri”, i kishte thënë Fioralbës partneri i saj, Enri Ceno, ish-kandidati për deputet të Partisë Demokratike.