“JETA NA JEP SHUMË GJËRA…”/ Genta Ismajli i dedikoi partnerit turk fjalët më romantike për Shën Valentin – AlpeGossip
“JETA NA JEP SHUMË GJËRA…”/ Genta Ismajli i dedikoi partnerit turk fjalët më romantike për Shën Valentin

“JETA NA JEP SHUMË GJËRA…”/ Genta Ismajli i dedikoi partnerit turk fjalët më romantike për Shën Valentin

Prej disa muajsh, këngëtarja Genta Ismajli po shijon romancën e saj të re me partnerin turk, Usta.

Çifti shfaqet kudo bashkë, kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram, duken kokë e këmbë të dashuruar dhe madje kanë planifikuar edhe martesën.

Duke qenë se ky vit e gjeti çift dhe me flutura në stomak, Genta vendosi të shkruante një mesazh publik për partnerin, duke qenë mirënjohëse që e ka në jetën e saj.

“Jeta na jep shumë gjëra për të qenë falenderues. Falenderoj Zotin për ty. Ti je një bekim në jetën time. Të dua zemër”- shkruan këngëtarja krahas fotos së publikuar.

Më herët, Genta ka treguar se dyshja është takuar rastësisht në një restorant dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.

“E para ka një zemër shumë të madhe, është i sinqertë edhe dashurinë e shpreh ndaj meje personalisht por edhe publikisht më bën të ndihem shumë mirë, më jep një energji edhe emocion të cilin nuk e kam përjetuar më përpara”.- ka rrëfyer më herët këngëtarja.