Komediani Brad Williams ka arritur të mbledh rreth 200,000 dollarë për të dërguar në Disneyland djalin 9-vjeçar e Quaden Bayles.
Vogëlushi, viktimë e bullizmit në shkollë, theu zemrat e mijëra personave në të gjithë botën me videon që nëna e tij publikoi në rrjetet sociale.
Brad Williams, i cili është shfaqur në Jimmy Kimmel Live dhe Tonight Show, hapi faqen GoFundMe për Quaden Bayles të enjten më 20 shkurt, pasi nëna e djalit shpërndau videon e tijduke qarë dhe duke thënë ‘më jep një litar, unë dua ta vras veten ’, pasi shokët e tallnin se ishte xhuxh.
Williams, i cili gjithashtu është trupvogël, shkruajti: Unë po e krijoj faqen GoFundMe për të njoftuar Quaden se ngacmimi nuk do të tolerohet dhe se ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim.
Që nga dita e premte, më shumë se 9,000 njerëz kanë dhuruar donacione dhe është mbledhur në total një shumë prej 203.000 dollarësh.