“ÇMENDET” FANSJA SHQIPTARE/ Ofron 20 mijë euro për të pirë një kafe me Maluma-n – AlpeGossip
“ÇMENDET” FANSJA SHQIPTARE/ Ofron 20 mijë euro për të pirë një kafe me Maluma-n

“ÇMENDET” FANSJA SHQIPTARE/ Ofron 20 mijë euro për të pirë një kafe me Maluma-n

Artisti kolumbian Maluma do të mbajë një koncert në Tiranë më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza”, si pjesë e turit të tij botëror “11:11”. Të gjitha detajet e eventit janë bërë publike prej javësh dhe një numër i konsiderueshmë fansash (sidomos vajza) kanë blerë biletat për të ndjekur nga afër performacën e një prej këngëtarëve më të suksesshëm të momentit.

Megjithatë njëra prej tyre duket se ka dëshirë më shumë se të gjithë, jo vetëm ta dëgjojë Maluma-n duke kënduar por edhe ta takojë ose e thënë në mënyrën tonë shqiptare “të pijë një kafe me të”. Burime për Anabel.al tregojnë se një vajzë ka ofruar 20 mijë euro që ta realizojë këtë takim, megjithatë artisti latin apo me shumë gjasë ekipi i tij i menaxhimit, e ka refezuar kërkesën.

Gjithsesi me dhjetëra njerëz do ta takojnë Malumën nga afër, pasi kanë paguar çmimin prej 370 dollarësh për një “Meet& Greet”, që nuk e përfshin një kafe me të por të paktën do mund t’i thonë “hola” dhe “adios”. /News31.al