MODA ME MASKA/ Të njohurat shqiptare tregojnë si të jemi të mbrojtura dhe seksi – AlpeGossip
MODA ME MASKA/ Të njohurat shqiptare tregojnë si të jemi të mbrojtura dhe seksi

MODA ME MASKA/ Të njohurat shqiptare tregojnë si të jemi të mbrojtura dhe seksi

Qendro në shtëpi. Laj duart. Vendos maskë kur shkon të blesh bukë apo të derdhësh plehrat. Të lutet Marina, Adrola, Liberta…

Ç’kemi? Nuk do të thotë të jesh kryeministër që të japësh mesazhe. Ok, nuk po themi që vajzat e njohura thanë domosdoshmërisht këto fjalë, por fotot seksi me maska mjaftuan për të kuptuar se ç’kanë dashur të thonë autoret. Si gjithmonë, komentet kundër nuk munguan as në fotot e Libertës:

…as në realizimin bardhë e zi të Adrolës:

(Marina këtë herë shpëtoi meqenëse e postoi në InstaStory):

Negativiteti i komentuesve në rrjet në fakt, nuk është se do të ndikojë në ndryshimin e situatës aktuale të koronavirusit. Madje, iniciativat e vajzave janë për t’u parë me një sy krejt ndryshe: SA MIRË që po shohim pak ngjyra në këto postime, sepse fundja, negativiteti është e fundit gjë që na nevojitet tani, apo jo?

Mesazhet që përcollën vajzat, ato kanë vërtetë rëndësi. Qendroni në shtëpi dhe le të mbrojmë njëri-tjetrin. Maskat e Adrolës, Marinës dhe Libertës, le të themi se janë e fundit gjë që duhet të na shqetësojnë. /News31.al