MOS DËGJONI ROBERT BERISHËN/ Koronavirusi s’pyet se je shqiptar apo jo – AlpeGossip
MOS DËGJONI ROBERT BERISHËN/ Koronavirusi s’pyet se je shqiptar apo jo

MOS DËGJONI ROBERT BERISHËN/ Koronavirusi s’pyet se je shqiptar apo jo

Shqiptarët – sipas Robert Berishës – nuk janë trembur nga shkijet (armiqtë) dhe jo më të tremben nga virusi. Në një video në Instagram nga New York, ai thotë se “sonte do të digjet neja [skena]” dhe fton njerëzit të shkojnë në koncert. Madje shkon edhe më tej duke thënë se “s’je shqiptar i vërtetë nëse trembesh nga virusi”.

Sa mirë do të ishte, por sa keq që virusi nuk pyet se je shqiptar. Madje historia e fundit tregoi se nuk pyet aq edhe nëse një nga dhjetë shtetet më të forta në botë, për të kolapsuar një sistem të tërë mjekësor.

Rasti i Italisë është shembulli më i mirë se çfarë mund të shkaktojë sjellja “hë se nuk na gjen gjë ne”. Ndaj shprehjet të tilla patriotike t’i lëmë për Festën e Flamurit dhe për momentin të lajmë duart dhe të qëndrojmë brenda, jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Ndoshta shumica është mjaftueshëm e fortë për ta kaluar si grip të zakonshëm, por për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit po mendon njeri?!