Luana Vjollca së bashku me motrat sapo publikan “cover”-in më të bukur të muajit mars (FOTO) – AlpeGossip
Luana Vjollca së bashku me motrat sapo publikan “cover”-in më të bukur të muajit mars (FOTO)

Luana Vjollca së bashku me motrat sapo publikan “cover”-in më të bukur të muajit mars (FOTO)

Luana Vjollca pas mbylljes me sukses të emisionit “Shiko kush Luan”, po kalon një periudhë pushimesh.

Pushimet e saj luksoze në Sant Moritz, në Zvicër së bashku me Marinën dhe Getoarin u komentuan gjerësisht edhe për faktin se së bashku me ta mund të ishte edhe i dashuri i saj, Krenar Çocaj.

Por me sa duket pushimet për Luanën nuk kanë përfunduar. E me kë mund të kalosh pushimet më të bukura, më mirë se sa me motrat.

Moderatorja simpatike ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me dy motrat e saj, Marinën dhe Lirën. Vajzat shfaqen të qeshura dhe të veshura plot stil.

“Kopertina e Mars 2018”, shkruan Luana në përshkrimin e fotos.

Cover of March 2018 !

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Fansat ngelën të mahnitur nga kjo foto dhe i kanë cilësuar ato të tria si mbretëresha. Është aq e bukur pamja që përcjell kjo foto saqë e meriton të quhet kopertina e muajit mars.