E GJETËN TË PAJETË NË POZICIONIN E LUTJES/ Del raporti i autopsisë së Mac Miller (FOTO) - AlpeGossip
E GJETËN TË PAJETË NË POZICIONIN E LUTJES/ Del raporti i autopsisë së Mac Miller (FOTO)

E GJETËN TË PAJETË NË POZICIONIN E LUTJES/ Del raporti i autopsisë së Mac Miller (FOTO)

Reperi Mac Miller ndërroi jetë nga mbidoza e fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Autopsia ka zbuluar se ishte miksimi i drogës me alkoolin që ishte fatale për reperin dhe jo sasia që u konsumua.

Sipas raportit të bërë publik, ndihmësi i tij e gjeti Miller pa shenja jete, i shtrirë në tokë me kokën e afruar tek gjunjët e tij, përshkruar ndryshe si në pozicionin e lutjes, momente para se të telefononte policinë.

Gjatë telefonatës me policinë, ai u shpreh se lëkura e Miller kishte marrë ngjyrë të kaltër dhe nga raporti bëhet e ditur se prej hundës së tij rridhte gjak, si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Në vendin e ngjarjes u gjet një shishe alkooli bosh, një qese plot me ilace që përmbanin Xanax, oxycodone, Adderall, si dhe mbi tavolinë u gjetën mbetjet e një substance të bardhë.

Mac Miller humbi jetën me 7 shtator në shtëpinë e tij në shtëpinë e tij në Los Angeles. Miles, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me Ariana Grande për më shumë se dy vite dhe çifti njoftoi ndarjen në muajin maj.