HISTORIA/ Nuk do ta besoni çfarë vendimi mori ky çift doktorësh për të luftuar kundër koronavirusit – AlpeGossip
HISTORIA/ Nuk do ta besoni çfarë vendimi mori ky çift doktorësh për të luftuar kundër koronavirusit

HISTORIA/ Nuk do ta besoni çfarë vendimi mori ky çift doktorësh për të luftuar kundër koronavirusit

Bota duket se është në arrest për shkak të domosdoshmërisë së ndalimit të përhapjes së koronavirusit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë qenë më aktivë se kurrë. Në fakt, ata janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë koronavirus, duke rrezikuar vazhdimisht shëndetin për të shpëtuar të tjerët.

Një çift i tillë pa se planet ndryshuan dhe se jeta dukej shumë më ndryshe tani. Roberto Tonelli dhe e fejuara e tij, Ivana Castaniere, po planifikonin të martoheshin në vendlindjen e tyre, në Moderna, Itali, kur pandemia globale shpërtheu. Tani ata janë të parët që po luftojnë koronavirusin.

Ata u takuan në spital, pasi të dy janë specialistë të mushkërive.

“Ajo ishte shefja ime.”- tha Roberto për Time.

Ivana bën shaka kur thotë se herën e parë që e takoi, nuk e pëlqeu aq shumë, pasi hiqej sikur i dinte të gjitha.

Sigurisht, rrethanat e takimit të tyre ishin në mënyrë drastike të ndryshme.

“Pas ditës së parë, ne e kuptuam se nuk kishim parë kurrë diçka të tillë më parë.”- thanë ata.

Tani më shumë se kurrë, çifti punon 6 ditë të javës për 14 orë në ditë.

“Pjesa më e keqe e kësaj është se ti nuk dëshiron që personi të cilin do, të shohë atë që po sheh ti. Port ë paktën, fytyra e saj është gjëja e parë që shoh kur heq masat mbrojtëse ndaj virusit.”- tha ai.

Nga frika e infeksionit, Ivana pranon se nuk mbushet me frymë mjaftueshëm, nga frika se frymëmarrja e thellë mund të rrisë rrezikun.

Të punosh me partnerin është një gjë, por ata shpesh shohin anëtarët e familjes të vijnë në spital si pacientë. Në të vërtetë, rreziku i ngjitjes është se ajo transmetohet së pari tek të dashurit tanë.

“Pacientët tanë të parë në Modena ishin dy vëllezër. Kohët e fundit shtruam në spital një vajzë 13-vjeçare. Disa ditë më vonë, babai i saj u soll me ambulancë gjithashtu. Pacientët shpesh janë të izoluar. Kuptohet, ata nuk janë në gjendje të marrin vizita nga të dashurit e tyre. Ata më pyesin, a do të vdes? Unë kurrë nuk i gënjej pacientët e mi. Unë u them se ne po e luftojmë këtë së bashku.”- shpjegoi Ivana.

Nuk është e nevojshme të thuhet se sistemi i kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e tij, në Itali, kanë qenë nën stres të vazhdueshëm. Më shumë se 4000 mjekë dhe infermierë janë infektuar në krye të detyrës. Deri më sot, 37 mjekë italianë kanë vdekur për shkak të virusit.

Roberto dhe e fejuara janë të ekspozuar ndaj rrezikut çdo ditë. Dhe si gjithë të tjerët, ata e dinë se çfarë do të thotë të humbasësh familjen. Ata kanë një vajzë 2 vjeç, e cila aktualisht po qëndron me gjyshërit dhe nuk e kanë parë për më shumë se një muaj.

Ata duan që vajza të dijë vetëm një gjë: “Shpresoj që kur të rritet, do të na konsiderojë heronjtë e saj. Shpresoj që të na kuptojë.”

Është e rëndësishme të shkëputesh për një moment për të vlerësuar dhe festuar shëndetin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, kudo që jemi. Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar është duke zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes, pra duke resektuar rregullat e izolimit dhe distancimit shoqëror.