ROBERTI NUK E MBAJTI FJALËN/ Ndërron mendje në lidhje me Norën për këtë detaj dhe bëri shumë mirë (FOTO) – AlpeGossip
ROBERTI NUK E MBAJTI FJALËN/ Ndërron mendje në lidhje me Norën për këtë detaj dhe bëri shumë mirë (FOTO)

ROBERTI NUK E MBAJTI FJALËN/ Ndërron mendje në lidhje me Norën për këtë detaj dhe bëri shumë mirë (FOTO)

Robert Berishën për disa javë me rradhë do e shohim në “Dance With Me”. Por në vitin 2014, në spektakël konkuroi edhe bashkëshortja e tij Nora Istrefi, e cila u detyrua ta linte garën në mes pasi dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhej me vajzë dhe në këtë edicion ku është vetë konkurrent ai tregoi që i ka thënë Norës që të mos e ndiqte performancën e tij, të paktën jo deri andej nga java e pestë apo e gjashtë. Por nuk e mbajti fjalën…

Mbrëmjen e kësaj të hëne, Roberti Berti dhe Lejla kërcyen nën ritmet e këngës së Norës, ndaj s’do ishte keq që edhe ajo ta ndiqte performancën e Bertit dhe përkushtimin e tij në këtë garë kërcimi.

Pyetjes së Alketës si ishte të kërceje nën zërin e Norës, Berti iu përgjigj se kishte ndërruar mendje: “I kisha thënë Norës që të mos më shikonte deri nga java e pestë as në spektakël, as në YouTube, por mbrëmë në prova e ndieva vetem mirë dhe i thashë të më ndiqte”,- tha Berti me krenari që i ka thyer edhe parashikimet e veta në lidhje me performancën dhe interpretimin në Dance With Me.