KORONAVIRUSI/ Në karantinë larg të atit, veprimi i ëmbël i Hanës për Mozzikun na emocionoi (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Në karantinë larg të atit, veprimi i ëmbël i Hanës për Mozzikun na emocionoi (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Në karantinë larg të atit, veprimi i ëmbël i Hanës për Mozzikun na emocionoi (FOTO)

Ditët e karantinës reperi i njohur Mozzik po i kalon në Kosovë, ndërsa ish partnerja e tij ndodhet në Zvicër së bashku me të voglën e tyre Hanën. E ndodhur larg të atit, Hana ka filluar të ndjejë mall për të.

Loredana ka publikuar në Instastory një video të së voglës që padyshim i ka prekur të gjithë. Ajo sheh një foto të Mozzikut dhe afrohet për ta puthur. Menjëherë vogëlushja gëzohet para portretit të tij.

“Puthje për babain”, ka shkruar Loredana krahas postimit. Kujtojmë se Mozzik dhe reperja janë komentuar për prishje të marrëdhënies mes tyre, kjo pas thumbave që i kanë hedhur njëri-tjetrit, por siç duket i kanë lënë në të shkuarën dhe kjo me siguri falë Hanës.