“FOTOT KUSH T’I BËN TËN TY”? Mjaftoi një koment i Stresit për të sqaruar përfundimisht marrëdhënien e tij me Kejsin – AlpeGossip
“FOTOT KUSH T’I BËN TËN TY”? Mjaftoi një koment i Stresit për të sqaruar përfundimisht marrëdhënien e tij me Kejsin

“FOTOT KUSH T’I BËN TËN TY”? Mjaftoi një koment i Stresit për të sqaruar përfundimisht marrëdhënien e tij me Kejsin

Historia e dashurisë së Stresit dhe Kejsit rikthehet herë pas here në qendër të vëmendjes, si pasojë e uljeve dhe ngritjeve në romancën e tyre. Pak ditë më parë, në një lidhje për “Ftesë në 5”, ishte e ëma e reperit ajo që shprehu dëshirën që të birin ta shihte pranë Kejsit, megjithatë siç theksoi dhe vetë ajo, kjo mbetej në dorën e çiftit. Sot, me foton e fundit të postuar në rrjet, Kejsi dëshmoi se raporti mes saj dhe Stresit është në ditët më të mira.

Ajo postoi një foto ku shihet pranë një makine të kuqe, me shikimin drejtuar nga horizonti. “Fotot kush t’i bën ty?”, ka qenë komenti i Stresit që ka tërhequr vëmendjen, ndërsa përgjigja e Kejsit ka treguar gjithçka. “Arkimedi im”, ka komentuar ajo, duke iu drejtuar reperit në emër. Epo, duket se çifti i është rikthyer normalitetit dhe problemet mes tyre janë zgjidhur përfundimisht. /News31.al