“SUKSESIN DHE DËSHTIMIN NJË FIJE I NDAN”/ Alketa Vejsiu tregon prapaskenat e “Sanremos”: Makthi më i madh… – AlpeGossip
“SUKSESIN DHE DËSHTIMIN NJË FIJE I NDAN”/ Alketa Vejsiu tregon prapaskenat e “Sanremos”: Makthi më i madh…

“SUKSESIN DHE DËSHTIMIN NJË FIJE I NDAN”/ Alketa Vejsiu tregon prapaskenat e “Sanremos”: Makthi më i madh…

Moderatorja Alketa Vejsiu i është rikthyer edhe një herë eksperiencës në ‘Sanremo’, me të cilën u kthye për shumë javë në kryefjalën e shtypit rozë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Provokacija”, ajo ka treguar disa nga prapaskenat e këtij festivali dhe mënyrën se si arriti ta menaxhonte skenën.

“Unë nuk i bëj gjërat vetëm për veten time. Shkova me një super bagazh nga Shqipëria dhe 20 vite punë nuk janë pak. E kisha rrugën të shkelur në vendin tim përpara se të provoja atë magji”, tha Alketa.

Ndër të tjera, moderatorja ka rrëfyer se makthi më i madh që ka pasur, ka qenë se mos binte nga shkallët.

“Mankthi im më i madh ishte se mos bija nga shkallët. Ishin komode, por nuk e di pse të krijohet ajo ndjesia. Është kjo që thamë se suksesin dhe dështimin që një fije i ndan”, theksoi Vejsiu.

alketa-vejsiu-gaffe-sanremo-645x330.jpg-640-0-5e3d39f089a0d.jpg