Sherri me Albi Nakon. Graciano tregon për herë të parë pse braktisi TV Klan! – AlpeGossip
Sherri me Albi Nakon. Graciano tregon për herë të parë pse braktisi TV Klan!

Sherri me Albi Nakon. Graciano tregon për herë të parë pse braktisi TV Klan!

Pak ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi i largimit të balerinit Graciano Tagani nga trupa e baletit Albi Nako Dance në Tv Klan. Madje u përfol se kjo ndodhi për shkak të një debate mes Albit dhe Gracianos.

Graciano ka qenë i ftuar në emisionin Thumb me Aulonën dhe Fatmën. Ai është pyetur nga gazetarja për largimin nga Tv Klan dhe pse zgjodhi të merrte pjesë në “Dancing ëith the Stars”

“U bëra plot 6 vjet në TV Klan, për mua është familje. Jam mirënjohës i njerëzve ku punoj e ku ushtroj. Nuk u largova nga Klani se nuk isha i kënaqur apo pata debat me Albin, thjesht në Klan patëm një periudh pauze në të cilën baleti nuk ishte funksional në këtë sezon dhe u detyrova të largohesha. Kur “Dancing ëith the Stars” është progrm i suksesshëm ,ku balerini evidentohet fuqishëm, duke qenë që jam i mirë thash të jem aty. Por dhe për lëkët, mirë marr”- ka thënë Graciano.

Pra mes Albit dhe Gracianos nuk ka patur asnjë sherr dhe largimi i balerinit është bërë me mirëkuptim./Blitz.al/