Një humbje zëri e menjëherë për Bono dhe grupi i njohur U2 ka qenë i detyruar të ndërpresë koncertin e dytë live në Berlin, vetëm disa minutash pasi spektakli kishte nisur.
“Na vjen shumë keq për anulimin e këtij koncerti”, ka komunikuar grupi në webin e tij zyrtar. ’Bono ishte në superformë dhe mezi prisnim të shijonim muzikën live, por pas disa këngësh, ai ka humbur plotësisht zërin. Nuk e dimë akoma çfarë ka ndodhur dhe do kërkojmë këshillën e mjekut’. Fansat kanë mbetur të befasuar dhe në ankth nga e gjitha kjo.
Koncerti i të shtunës 1 shtator ishte i dytë dhe i fundit i grupit në kryeqytetin gjerman, si pjesë e turneut “Experience + Innocence”. Por pas këngëve të para, 58-vjecari nuk ka mundur më të këndojë. Në fund ka thënë që nuk mund të vazhdonte më.
“E vlerësojmë mirëkuptimin e publikut tonë dhe mbështetjen e të gjithë fansave tanë në Berlin. Do ju përditësojmë shpejt për çdo të re”, thuhet në komunikatë. Në koncertin e parë të Berlinit, Bono kishte dënuar dhunën e ekstremit të djathtë në qytetin gjerman të Chemnitz.