DUET VAJZASH/ Nora Istrefi po sjell bashkëpunim me reperen e njohur shqiptare (VIDEO) – AlpeGossip
DUET VAJZASH/ Nora Istrefi po sjell bashkëpunim me reperen e njohur shqiptare (VIDEO)

DUET VAJZASH/ Nora Istrefi po sjell bashkëpunim me reperen e njohur shqiptare (VIDEO)

Duket se kjo do të jetë vera e bashkëpunimeve, pasi artistë të njohur të showbiz-it shqiptar kanë punuar për të sjellë së bashku projekte që po kthehen në hitet e 2021-shit.

Kësaj here, është radha e këngëtares Nora Istrefi për këngën e re, në bashkëpunim me reperen e njohur Melinda Ademi.

Ky lajm është zbuluar nga “Prive” dhe ende nuk ka një titull projekti apo një datë lançimi.

Megjithatë, jemi të sigurt se ky do të jetë një kombinim i bukur mes të dyja vajzave, të cilat punojnë së bashku për herë të parë.

Projekti i fundit i Norës në bashkëpunim me Gjikon, i titulluar “Anna”, erdhi 5 muaj më parë, ndërsa vetëm 4 javë më parë Melinda Ademi ka lançuar këngën e saj më të re të titulluar “24 bars”.