“UNË ME BUKË, AJO ME…”/ Dj Sardi na tregon prapaskenat e momenteve romantike me të dashurën buzë detit (FOTOT) – AlpeGossip
“UNË ME BUKË, AJO ME…”/ Dj Sardi na tregon prapaskenat e momenteve romantike me të dashurën buzë detit (FOTOT)

“UNË ME BUKË, AJO ME…”/ Dj Sardi na tregon prapaskenat e momenteve romantike me të dashurën buzë detit (FOTOT)

Dy ditë më parë Dj Sardi publikoi në Instagram një foto romantike me partneren e tij, duke na shkrirë të gjithëve zemrat!

Ai shfaqeshin të shtrirë buzë detit, duke shijuar perëndimin e dielli.

Mirëpo, sot ai na ka treguar edhe një anë tjetër se si shkojnë perëndimet e diellit, duke ngjallur goxha të qeshura tek ndjekësit.

Sardi ka publikuar dy foto në Instastory, ku shihet se kanë organizuar një piknik buzë detit, dhe në njërën prej tyre shihet se ai ka zgjatur dorën drejt partneres duke i ofruar rrush, teksa në tjetrën ajo ‘i ka gjuajtur’ me këmbë.

Unë me bukë ajo me gurë,- ka shkruar Sardi.

Padyshim e gjitha ka ardhur edhe tek ne me nota humori por në fund të ditës e dime se në çift nuk shkon ccdo gjë vaj.

Që prej muajit korrik,  Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re.

Madje, në një intervistë Sardi tregoi se ata kanë 12 vite që pëlqehen me njëri-tjetrin, ndërsa ai i ka dhuruar edhe një unazë si një premtim që i ka bërë partneres se do ta dojë përgjithmonë.

Pak ditë më parë ai ndau edhe portretin e saj në një postim në Instastory, ku partnerja shfaqej me një gotë në dorë dhe në profil.

Fotoja ishte shkëputur nga një darkë romantike në një nga restorantet e kryeqytetit.