ROBERT BERISHA NË NJË LIDHJE/ Zbulon emrin e të dashurës së re – AlpeGossip
ROBERT BERISHA NË NJË LIDHJE/ Zbulon emrin e të dashurës së re

ROBERT BERISHA NË NJË LIDHJE/ Zbulon emrin e të dashurës së re

Ditën e djeshme në “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik. Është fjala për këngëtarin e njohur, Robert Berisha, i cili zbuloi shumë gjëra në këtë intervistë.

Roberti rrëfeu se ishte në një lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta.

Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re.“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur.

I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”.

“Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha.