Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë publikon foto apo video nga përditshmëria e projektet e reja. Këtë herë Jonida ia ka ëmbëlsuar ditën të gjithëve me një video shumë të bukur.
Ajo shihet duke përqafuar dhe puthur të birin, Danin i cili është rritur shumë.
“Drita ime”, ka shkruar Jonida krah postimit ku shfaqet në parkun e lojërave e duke treguar se momentet më të bukura i kalon me të birin.