TALLET ME DONALD TRUMP/ Dua Lipa: Edhe berberi që e paguan 70 mijë dollarë e urren atë (FOTO) – AlpeGossip
TALLET ME DONALD TRUMP/ Dua Lipa: Edhe berberi që e paguan 70 mijë dollarë e urren atë (FOTO)

TALLET ME DONALD TRUMP/ Dua Lipa: Edhe berberi që e paguan 70 mijë dollarë e urren atë (FOTO)

Mbrëmë është mbajtur debati presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden i cili zgjati më shumë se 90 minuta.

Edhe të famshëm të artit shpeshherë tregojnë përkrahjen e tyre për figurat e shtetit. Një nga ta është edhe Dua Lipa e cila gjithmonë ka treguar se nuk mbështet presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump.

Tani, nga ky debat ajo që ra në sy kanë qenë flokët e Trump, ku një fotografi është bërë virale në rrjete sociale, ndërsa një pjesë e njerëzve tallen pasi sipas tyre ai paguan 70 mijë dollarë vetëm për floktët.

E, këtë fotografi e ka postuar edhe Dua Lipa, ndërsa ka shkruar se edhe parukieri i tij e urren Trumpin.“70 mijë dollarë shpenzime për floktë e tij dhe parukieri i tij e urren atë”, shkruan këngëtarja.