EDHE KUR SHPENZOJMË PAK/ Këto janë sekretet për ta bërë veshjen të duket e shtrenjtë dhe luksoze – AlpeGossip
EDHE KUR SHPENZOJMË PAK/ Këto janë sekretet për ta bërë veshjen të duket e shtrenjtë dhe luksoze

EDHE KUR SHPENZOJMË PAK/ Këto janë sekretet për ta bërë veshjen të duket e shtrenjtë dhe luksoze

Tre ekspertë të modës, Marianne e “Smyth Sisters”, Yatri Parabi dhe Aida e “Basics Touch”, tregojnë si ia dalin t’i bëjnë veshjet e tyre të duken si më të shtrenjtat, edhe kur s’shpenzojnë dhe aq shumë për to.

Sekretet për ta bërë veshjen të duket e shtrenjtë dhe

“Për mua, përshtatja është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kam tendencën të marr masa pak fare më të mëdha se unë në pallto dhe xhaketa. Sidoqoftë, nëse një veshje nuk i përshtatet formës sime të trupit, atëherë shkoj te rrobaqepësja e zonës – ky është çelësi!

Gjithashtu shmangia e ngjyrave të ndritshme, mund ta bëjë çdo veshje të duket më e shtrenjtë.”

Sekretet për ta bërë veshjen të duket e shtrenjtë dhe

“Ngjyra, prerja dhe pëlhura luajnë të gjitha kur unë jam duke kërkuar për ato veshje që duken më të shtrenjta,por, nëse do të më duhet të zgjidhja vetëm një, do të ishte prerja!

Kur diçka ju përshtatet dhe duket sikur është bërë posaçërisht për ju, do dukeni e do ndiheni mahnitëse në të. Është mirë të shihni disa nga prerjet tuaja të preferuara, për të parë edhe çfarë ju rri më mirë, çfarë ju pëlqen më shumë.

Madhësia luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Në raste të caktuara, disa veshje mund të duken më mirë nëse janë një masë më e madhe ose më e vogël.

Për shembull, me palltot, unë gjithmonë kamë tendencën të marr një deri në dy masa më të mëdhaja, për një stil që do e bëjë pallton time të duket shumë e shtrenjtë, kështu që gjithmonë, provoni dhe testoni madhësitë e veshjeve që po blini.”

Sekretet për ta bërë veshjen të duket e shtrenjtë dhe

“Këshilla e parë që do thoja për t’i bërë elementët e veshjes të duken të shtrenjtë, është të kërkoni ngjyra neutrale ose të paktën ngjyra të thjeshta, sepse kjo e bën veshjen tuaj të duket elegante dhe koherente. Për më tepër, mund ta vishni atë më shpesh.

E dyta është të zgjidhni përmasa pak më të mëdha, sidomos për “veshjet e jashtme” si xhaketa apo pallto.

Kërkoni për pëlhura premium, si pambuku dhe leshi.”

Burimi: Who What Wear