“KUR BËRA TRAJTIMIN…”/ Marcia Cross flet për luftën me kancerin në zonën më të pazakontë – AlpeGossip
“KUR BËRA TRAJTIMIN…”/ Marcia Cross flet për luftën me kancerin në zonën më të pazakontë

“KUR BËRA TRAJTIMIN…”/ Marcia Cross flet për luftën me kancerin në zonën më të pazakontë

Marcia Cross, e njohur si Bree nga seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” është hapur për herë të parë për trajtimin e saj me kimioterapi për kancerin anal. Aktorja ka bërë 28 trajtime me rrezatim dhe dy javë kimioterapi.

“Efektet anësore janë shumë të çuditshme. Jam e lumtur që doktorët u treguan shumë të sinqertë se ndonjëherë nuk të tregojnë për të të mos frikësuar. Por unë lexova goxha online dhe isha gati për gjithçka” – tha Marcia për revistën “Coping with Cancer”

Aktorja tregoi se kishte dhimbje, probleme me gastritin, probleme me gojën dhe me lëkurën.

“Kur bëra trajtimin e parë me kimioterapi, mendoja se isha mirë. Por më pas ndjeva një pickim në buzën time që ishte torturuese. Ishte nga kimioterapia. Më vonë filluan probleme me stomakun e të gjitha gjërat e tjera që ndodhin në kimioterapi. Nuk është aspak qejf”-u shpreh Marcia.

Aktorja tani është mirë, por ka luftuar për 2 vite dhe shërimi nuk ka qenë i thjeshtë.

“Jam me fat, por trupi kërkon kohë që të kthehet në normalitet. Tani jam më e ndjeshme se çfarë ha, kujdesem për veten dhe dietën time”.

“Kur po kaloja këtë periudhë të jetës, pashë që shumë njerëz e fshihnin, nuk e tregonin sepse druheshin dhe vetëm sepse ka të bëjë me anusin. Kjo është budallallëk! Nuk ka asgjë për të patur turp!”-përfundoi Cross.