“PRISJA TË VDISJA…”/ J Balvin tregon momentin më të vështirë në jetë dhe na preku me fjalët – AlpeGossip
“PRISJA TË VDISJA…”/ J Balvin tregon momentin më të vështirë në jetë dhe na preku me fjalët

“PRISJA TË VDISJA…”/ J Balvin tregon momentin më të vështirë në jetë dhe na preku me fjalët

J Balvin rrëfeu disa javë më parë se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin dhe me këtë rast ndau një mesazh të vlefshëm me fansat e tij.

Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët… me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju”, u shpreh këngëtari latin.  (Kliko)

Ai ka ndarë të tjera detaje nga kjo betejë dhe e ka cilësuar si një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij. Në episodin e ri të “En La Sala with Becky G”, J Balvin ka treguar si e ka përjetuar ankthin dhe depresionin.

Qaja për asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, nuk doja as të jetoja dhe nuk e dija pse”, ka treguar këngëtari.

Por që nga momenti që kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë për këto çrregullime, ai e kuptoi disa gjëra që më parë, në rini, nuk i kishte kuptuar.

Ti humb shpresën dhe ndihesh si i huaj në çdo vend ku shkon. Të duket sikur je jashtë trupit tënd”, ka thënë ai, duke përshkruar një periudhë ku ka qëndruar në krevat për 5 ditë me radhë duke pritur të vdiste.

Balvin shprehet se për të është ende e vështirë ta pranoj se problemet e shëndetit mendor mund të jenë shumë më të fuqishme se një person. Ai ju ka dhënë dhe një mesazh fansave të tij që të shpresojnë gjithmonë se gjërat do të bëhen më mirë dhe që të bëjnë një jetë të shëndetshme.