MREKULLI/ Foshnja gjendet e gjallë pas 35 orësh nën rrënojat e pallatit të shembur – AlpeGossip
MREKULLI/ Foshnja gjendet e gjallë pas 35 orësh nën rrënojat e pallatit të shembur

MREKULLI/ Foshnja gjendet e gjallë pas 35 orësh nën rrënojat e pallatit të shembur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të gjallë një foshnje nën rrënojat e pallatit që u shemb mëngjesin e 31 dhjetorit në Rusi.

Banesa 10 katëshe në qytetin e Magnitogorsk u shemb pas shpërthimit të gazit që la të paktën 7 të vdekur.

Ishte një mrekulli që vajza e mitur u gjet e gjallë 35 orë pasi shembjes së ndërtesës.

Ajo është plagosur rëndë dhe nuk dihet ende nëse do arrijë ti mbijetojë plagëve të marra.

Dhjetra banorë kanë mbetur nën rrënoja dhe shpresa për gjetjen e tyre gjallë është zbehur për shkak të motit të ashpër.

Temperaturat gjatë natës arritën -18 gradë celcius.

Zyrtarët rusë të emergjencave raportojnë se numri i viktimave është rritur në 7 ndërsa rezultojnë të zhdukur 37 banorë të ndërtesës.

Ekipet e shpëtimit ndaluan përkohësisht të martën kërkimet në rrënojat e pallatit, në mënyrë që punëtorët e ndërtimit të hiqnin apo stabilizonin pjesët e ndërtesës në rrezik shembje.

Zyra e Ministrisë së Emergjencave tha të martën se shtatë trupa janë gjetur ndërsa pesë persona janë shtruar në spital me lëndime.